Qosja Hoxha te pakten ishte parimor Berisha pa autoritet

Akademiku i mirenjohur nga Kosova Rexhep Qosja deklaron se historia e Shqiperise gjate ketyre 100 viteve pavaresi eshte nje histori me shume mundime por mbi te gjitha mundimin shqiptaret ia kane shkaktuar me shume vetes.
Qosja duke krahasuar Enver Hoxhen dhe Sali Berishen ne synimin e tyre per te ndryshuar historine tha se Hoxha donte ta bente historine si te tashmen. Megjithate Enver Hoxha ishte parimor ne botekuptimin e tij. Ky autokrati tjeter praktikisht sjell nje anarki ne kerkesat e tij per rishkrimin e historise. Shpresojme se nuk do te behet sic kerkon ai eshte shprehur Qosja per emisionin Fiks Fare.
Sivjet profesor pas nje muaji ne do te festojme 100 vjetrin e pavaresise. Si ju duket historia e Shqiperise ne keto 100 vjet
Prof Qosja- Historia e Shqiperise gjate ketyre 100 viteve eshte nje histori e dhimbshme. Me shume mundime qe Shqiperise ia kane krijuar te huajt Shqiperise por dhe shqiptaret ia kane shkaktuar vetvetes. Por historia e Shqiperise gjate ketyre 100 vjeteve njekohesisht eshte dhe plot perpjekje qe keto mundime te parandalohen dhe te menjanohen prej jetes se saj.
Dy persona kane tentuar qe te ndryshojne historine e Shqiperise. Keta kane qene Enver Hoxha dhe kryeministri i tanishem zoti Berisha te cilet kane urdheruar here pas here historianet se si duhet shkruar historia dhe jo ashtu si e ka shkruar historia.
Ajo qe kerkonte Enver Hoxha si ne shume vende komuniste ne ate kohe Enver Hoxha ishte komunist. Komunizmi eshte politike ideologji filozofi dhe metodologji. Enver Hoxha donte si njemendesi ta bente te ardhmen por dhe te kaluaren. Prandaj ai donte te bente historine si te tashmen. Me nje fjale Enver Hoxha ishte parimor konsekuent ne kete kerkese te tij. Padyshim se ajo kerkese e tij per te rishkruar historine ashtu si e kerkonte ai ka sjell crregullime thjeshtesime regjime dobesi te medha ne historiografine por megjithate Enver Hoxha ishte parimor ne ate botekuptimin e tij. Ky autokrati tjeterEnver Hoxha ishte autokrat me autoritet te madh po ky eshte nje autokrat pa autoritet. Ky nuk ka parimesi ne ate qe kerkon edhe ne ate qe ben. Ky praktikisht sjell nje anarki ne kerkesat e tij per rishkrimin e historise dhe ne fusha te tjera. Fan Noli i madh ne Parlamentin e Shqiperise ka folur per pese anarkite shqiptare anarkia fetare anarkia sociale anarkia morale anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Kryeministri i sotem i Shqiperise autokrati Sali Berisha u shton dhe dy te tjera anarkine politike dhe anarkine historiografike. Shpresoj te behet jo ajo qe kerkon ky.
Si ju duket qe populli yne do te kete udheheqes te perjetshem Po te kemi parasysh Enver Hoxhen i cili qendroi per rreth 45 vjet Sali Berisha 20 vjet. Kjo eshte deshira e vet popullit tone apo merite e ketyre udheheqesve qe dalin perpara
Kur eshte shpallur Napoleon Bonoparti perandor intelektuale te shquar franceze filozof shkencetar kane thene seNapoloni shpreh deshiren francezeve per te qene te roberuar. Natyrisht se kjo nuk ishte bash ashtu sepse Franca eshte France. Franca e asaj kohe me Francen e kohes se mevonshme ka ndryshuar natyrisht shume. Ne na ngjan sot jo ajo qe ka ngjare ne komunizem por ngjan ajo qe nuk ngjan ne vende te tjera. Nje njeri do te jete udheheqes i perhershem dhe e thote vet se deri kur do te jete deri ne vitin 2000 e ca dhe cakton nje date te pafund. Thuhet se mbetja gjate e njerezve ne pushtet mbetja gjate si Enver Hoxha qe ishte ne kushte te tjera si ne te gjitha vendet komuniste ku udheheqesit mbeteshin gjate ne pushtet dhe tani qendrimi gjate i Sali Berishes nuk flet per fuqine e tyre. Nuk flet ne kete rast per aftesite fuqine e ketij njeriu flet per dobesite e te tjereve qe kete qendrim te tij te gjate e tolerojne e durojne pajtohen me te. Them nje pjese e popullit shqiptar e perseris qe po ngjan ajo qe nuk po ngjan ne asnje vend demokratike jo se jo por dhe ne as ish-vendet komuniste.
Pra ka merite dhe populli qe e mban kaq gjate
Jo kjo eshte dobesi e popullit qe e duron gjate dhe kjo them une nuk i ben nder popullit qe e duron kaq gjate.
Nga sa dime ne Akademia e Shkencave te Shqiperise nuk ju ka bere ftese qe te merrni pjese ne nje konference shkencore qe behet me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.
Akademia e Shkencave te Shqiperise organizon nje konference qe e quan solemne me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Ne ate Konference shkencore solemne Akademia e Shkencave nuk me ka ftuar megjithese eshte kerkuar prej organit organizues komisionit zgjedhor se paku keshtu ka shkruar shtypi qe te jem i ftuar. Kjo nuk me ka shkaktuar si te them ndonje shqetesim ne asnje menyre. Une kam shkruar per ata qe e kane krijuar Shqiperine. Shqiperine e kane krijuar rilindesit e medhenj. Kam shkruar tri libra. Pra tri vellime ku kam trajtuar jeten krijimtarine veprimtarine politike ideologjine e tyre qe eshte ideologjia kombetare shqiptare. Kam shkruar mandej dhe per 80-vjetorin e Shqiperise dhe per 90 vjetorin e Shqiperise dhe tani kam shkruar dhe do ta botoj per 100 vjetorin e Shqiperise. Kam shkruar dhe do ta botoj per rolin e Kosoves ne krijimin e Shqiperise.
Nuk me kane ftuar sepse Akademia e Shkencave te Shqiperise mendoj nje numer i dukshem i anetareve te saj ende nuk kane krijuar paresine politike shkencore intelektuale qe duhet ta kete Akademia me te gjithe anetaret e saj dhe sigurisht nuk me kane ftuar per shkak se mund te kene si shqetesim se cfare mund te them une aty qe sdo te degjohet mire prej qeverise se Shqiperise do te degjohej mire prej pushtetit dhe do te shqetesonte organizuesin d.m.th Akademine e Shkencave. Une me kete rast dua te falenderoj te gjithe ata intelektual historiane shkencetar te tjere dhe shoqata te tjera sic eshte Shoqata Laberia Shoqata e Elbasanit te cilat kane ngritur zerin kunder sjelljes se tille te Akademise nje sjellje qe ata e kane quajtur te papajtueshme me kohen me rrethanat me kushtet me parimet e demokracise.
/Top Channel/Shekulli Online/Pergatiti F.S./