E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qumështi pa yndyrë ul tensionin e gjakut

NJU JORK- Prodhimet e payndyrshme të qumështit mund të zvogëlojnë rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut deri në 50 për qind, thuhet në numrin e fundit të revistës së njohur amerikane ''Clinical Nutrition''.
''Qumështi me yndyrë dhe prodhimet e tij nuk kanë këtë efekt'', thonë shkencëtarët e studimit ku u përfshinë 6 000 persona.

Qëllimi i studimit ka qenë vlerësimi i marrëdhënies mes konsumimit të qumështit dhe
nënprodukteve të tij si edhe rrezikut nga tensioni i lartë.

Personat, të cilët kanë pirë më shumë qumësht dhe kanë ngrënë më shumë nënprodukte qumështi me pak yndyrë, kanë pasur 50 për qind më pak rrezik nga tensioni i lartë në krahasim me ata që pak ose aspak nuk i kanë shfrytëzuar këto nënprodukte.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›