Qytetari fotografon votën/ Pezullohet votimi në një QV në Rrogozhinë

Mëngjesin e sotëm është pezulluar votimi në qendrën 2233 në Rrogozhinë.
Shkak është bërë fotografimi i fletës së votimit nga një qytetar.
Pjestarët e komisionit sapo kanë shikuar shkeljen i kanë marrë fletën votuesit dhe e kanë grisur.
Është bërë procesverbali për ngjarjen në fjalë.
Situata në përgjithësi ka qenë e qetë, tha Nazmi Tutraku.
Në këtë qendër votimi pritet të votojë dhe kandidati i PS për Rrogozhinin, Edison Memolla.