Qyteti Studenti, më 3 tetor regjistrimet
TIRANE-Të gjithë ata që këtë vit shkollor do të akomodohen pranë Qytetit Studenti, duhet të shkojnë pranë godinave përkatëse më datë 3 tetor. Kjo pasi në këtë periudhë do të nisë edhe regjistrimi i studentëve. Mësohet se edhe këtë vit tarifa e akomodimit në qytetin e të rinjve do t'u kushtojë të rinjve 40.000 lekë, po aq sa edhe një vit më parë. Drejtoria e trajtimit të studentëve ka shfrytëzuar hapësirën verore për të bërë ndërhyje në godina duke premtuar kushte më të mira dhe qëndrim jo me shume se 3 studentë në një dhomë. Çdo vit, në qytetin e të rinjve studentorë pranohen 6200 studentë, të cilët vijnë nga të gjithë qytetet e Shqipërisë por edhe diaspora.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)