Qyteti Studenti rrit tarifën e strehimit për vitin e ri. Shtrenjtim edhe për tarifat e studimeve
Qyteti Studenti do të ketë tarifa më të larta për këtë vit akademik. Drejtoria po pret mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës për të vendosur përfundimisht sa do të jetë rritja.
Çmimi aktual që duhet të paguajë një student është 40 mijë lekë, por sipas Borovinës, për këtë vit do të propozohet një çmim më i lartë, pasi shpenzimet për energjinë dhe ujin e pijshëm janë rritur.
Ka tre vjet që çmimi është 40 mijë lekë. Kemi parasysh që ka një konsumimj shumë të madh të energjisë elektrike dhe ujit. Të mos harrojmë se dushet janë falas , ngrohja bëhet me anë të rrymë elektrike . Mendoj se edhe tarifa nuk do të jetë ajo që ka qenë vitet e kaluara akademike, mendoj se do të rritet. Pritet të jetë diçka simbolike jo ndonjë çmimj i madh. Aktualisht kemi 72 % të dhomave me 3 veta, ndërsa 32 % tjetër ngel me dy veta, është shprehur Borovina për gazetën Shqip.
Sipas tij, kapaciteti është 4200 studentë nga vitet e dyta e deri në vitet e larat, ndërsa kapaciteti për prurjet e reja është 1800 studentë të viteve të para. Ai shprehet se në qoftë se kemi dhoma me dy vende do ti bëjmë me tre vende.
Gjithashtu Universitetet kryesore në vend kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të propozojë rritje të pagesës për studime për të pasur më shumë buxhet për rrogat e pedagogëve si dhe për të përballuar shtimin e studentëve për vitin akademik./A.XH