E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qyteti i lashtë i Gurëzezës, i lënë në harresë dhe pa investime

Gurëzeza, qyteti Ilir në Cakran të Fierit po vuan mungesën e investimeve dhe infrastrukturës së amortizuar.

Arkeologët por edhe banorët e zonës thonë se dora e shtetit duhet të ndjehet në këtë zonë e cila ka turistë por jo kushte për ta zhvilluar turizmin kulturor.

Qytet antik i Gurëzezës është një dëshmi e qytetërimit ilir, që ndodhet në komunën Cakranit ne një distance prej  17 km larg Fierit.

Arkeologët kanë vlerësuar se Gurëzeza, emri antik i së cilës mendohet të jetë BARBYLI, është po aq i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore shqiptare sa APOLONIA apo BYLISI, në rrethin e Mallakastrës.  

Por përpos vlerave arkeologjike , historike  dhe kulturore në vlerësimin e arkeologeve të vjetër shumë pak është bërë për vijimin e gërmimeve dhe zbulimeve të këtij qyteti por për më tepër për të mundësuar përmirësimit e infrastrukturës rrugore deri në destinacion për ta bërë të vizituar këtë vend.

Edhe historiani dhe drejtori i muzeut Historik te rrethit Fier Ilirjan Gjika do të ndante të njëjtin opinion për Gurëzezën.

Sipas banorëve të zonës edhe ata turistë që shkojnë atje, një pjesë kthehen pas për shkak të mungesës së rrugëve dhe sinjalistikës.

Qyteti antik gjendet i vendosur në pozicionin gjeografik, i ekspozuar në shpatin e fshatit Cakran. Muri rrethues është i gjatë 2100 m dhe sipërfaqja e përgjithshme brenda vendodhjes arkeologjike është 23 ha, pothuajse e barabartë me Bylisin.

Nga zbulimet e deritanishme, rezulton se gjurmët e neolitit të mesëm gjenden pranë shkollës. E përfaqësuar është dhe Periudha e Bronzit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›