E Martë, 3 Nëntor 2026

Qyteti në Irlandë ndalon gotat njëpërdorimshme, kush e dëshiron kafen me vete duhet të sjellë filxhan

Qyteti Killarneyn është bërë i pari në Irlandë që ka hequr përdorimin e gotave njëpërdorimshme për të marrë kafen me vete. Nëse dëshironi një kafe me vete nga një kafene ose hotel, duhet të sillni filxhanin tuaj ose të paguani një depozitë prej 2 euro për një filxhan të ripërdorshëm, ndërsa paratë i rimerr pasi kthen filxhanin.

Një masë e tillë është marrë për shkak të ndotjes së mjedisit që shkaktonin gotat plastike, apo kartoni të hedhura nëpër rrugët e qytetit.

“Ishte një murtajë në qytet. Kjo ishte një nismë e mrekullueshme dhe e nevojshme“, tha Michael Gleeson, kryetar i grupit Killarney Looking Good.

Qytetet e tjera Kerry, duke përfshirë Tralee dhe Dingle, po konsiderojnë të imitojnë eksperimentin dhe shpresa është që ai të përhapet në Irlandë dhe më gjerë./ The Guardian

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›