REKORD/ Vetëm në 2023, në Tiranë u regjistruan 20 mijë automjete më shumë

Numri i makinave në qarkullim është duke u rritur ndjeshëm nga dita në ditë në Tiranë.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, deri në fund të vitit 2023 në kryeqytet rezultojnë të regjistruara 300 998 automjete me një rritje më shumë se 20 mijë të tilla krahasuar me fillimin e të njëjtit vit.
Ndërkohë, qarku i dytë me numrin më të madh të automjeteve është Durrësi me 116 639 të tilla me një rritje rreth 8 mijë krahasuar me fillimin e vitit 2023.
Elbasani ndërkohë numëron rreth 60 mijë automjete deri në fund të vitit 2023 me një rritje rreth 4 mijë krahasuar me fillimin e këtij viti. /vizionplus.tv