E Enjte, 5 Nëntor 2026

RENEA arreston 71-vjeçarin që terrorizoi Korçën

Për rreth tre orë terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës duke qëlluar me armë, por me ne fund RENEA e arreston 71-vjeçarin.

Edmond Naska, i cili jeton i vetëm, qëlloi 3 herë nga ballkoni i banesës së tij me armë zjarri, ndërsa refuzonte që të dorëzohej në polici.

Terrorizoi Korcen Arrestohet BalkanWeb mëson se efektivët e RENEA arritën të hyjnë në banesën e të moshuarit pasi prenë kangjellat dhe thyen xhamat.

71-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe atij i vënë prangat brenda në shtëpi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›