E Martë, 3 Nëntor 2026

RENEA dhe Regjimenti i Helikopterëve Farkë stërvitje të përbashkët

Njësia Speciale RENEA, në bazë të programit stërvitor të miratuar nga Drejtoria e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, zhvilluan një stërvitje të përbashkët  në rajonin stërvitor të Bizës.

Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme reale.

Stërvitja e përbashkët u realizua me sukses duke arritur qëllimin e saj.  

Në përfundim të stërvitjes u ra dakord që eksperienca të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›