RENEA kerkon armen ne Lane

Kerkimet e forcave RENEA kane zgjatur per disa ore, pa sjelle ndonje rezultat. Fatmir Avdillari, ishte arrestuar mesditen e se merkuren nga forcat e policise se Tiranes, ndersa kishte ekzekutuar 37-vjecarin Ardian Tahiri, per motive te hakmarrjes.
Gjate rrefimit ne polici Avdillari, tha sae pistoleten me te cilen kishte kryer krimin e kishte hedhur ne Lane, pikerisht ne afersi te ures te lagjes Selite e Re.
Pak minuta pasi kishte kryer vrasjen Avdillari, i njohur edhe pse pseudoinimin Xubi, e kishte hedhur armen dhe ishte drejtuar ne banesen e tij. Avdillari i tha policise se vrasjen e kreu pasi dyshonte se viktima e tij i kishte vrare te vellane ne Greqi nje vit me pare.
Gjetja e armes se krimit do te dergonte me prova te pakontestueshme drejt gjykimit, Avdillarin, i cili e ka pranuar krimin, por ka te ngjare te mos kete rrefyer te verteteten ne lidhje me armen.
35-vjecari rom, vjen nga familja Avdillareve me banim ne Selite, e perfshire qe pas viteve 1997, ne nje sere aktivitetesh kriminale, mes te cilave edhe nje prej vrasjeje te biznesmenit italian Stefano Rosi disa vjet me pare ne kryeqytet.