E Diel, 1 Nëntor 2026

RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge

Forcat speciale shqiptare, RENEA, përmbyllën me sukses pjesëmarrjen e tyre në edicionin e radhës të UAE SWAT Challenge, duke përfaqësuar me dinjitet Policinë e Shtetit deri në ditën e fundit të garës.

Dy ekipet e RENEA-s zhvilluan performanca të shkëlqyera në disiplinat taktike, duke demonstruar profesionalizëm, përgatitje të lartë fizike dhe koordinim shembullor në skenarë kompleksë operacionalë.

Paraqitja e tyre gjithashtu tërhoqi vëmendjen e homologëve nga vende të ndryshme të botës për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Gara e sivjetshme është cilësuar si tejet e fortë, me pjesëmarrjen e rreth 109 ekipeve nga 50 shtete të ndryshme.

“UAE SWAT Challenge” shërben jo vetëm si garë, por edhe si platformë për shkëmbimin e teknikave të avancuara dhe procedurave operacionale mes njësive speciale, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit dhe terrorizmit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›