E Diel, 1 Nëntor 2026

RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”, Rama: Po demonstrojnë profesionalizëm në një garë me 50 shtete

Njësia Elite RENEA po përfaqëson Shqipërinë në një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, “SWAT Challenge Dubai 2026”, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se për të pestin vit radhazi Policia e Shtetit merr pjesë në këtë garë të nivelit të lartë, këtë herë me dy ekipe konkurruese: RENEA “A” dhe RENEA “B”.

Rama sqaron se gjatë ditës së tretë të garave, ekipet shqiptare kanë demonstruar profesionalizëm, përgatitje dhe vendosmëri të lartë, duke u përballur me forca speciale nga rreth 50 shtete të botës, me gjithsej 109 ekipe pjesëmarrëse.

“RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”. Në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale

Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”

Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama ka shprehur krenarinë për pjesëmarrjen dhe performancën e RENEA-s, duke theksuar se ata mbajnë lart flamurin shqiptar dhe nderojnë Policinë e Shtetit në arenën ndërkombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›