E Diel, 1 Nëntor 2026

REUTERS: Fitore dërrmuese e opozitës, por asnjë fjalë nga i munduri Berisha

ps festonAgjencia Reuters raporton se tashmë që janë numëruar të gjitha votat në Shqipëri, opozita socialiste ka arritur një fitore dërrmuese.

Megjithatë nuk ka asnjë fjalë nga i munduri, kryeministri Sali Berisha.

Berisha, figura dominante e politikës në këtë vend që pas rënies së regjimit stalinist në vitin 1991, nuk është parë apo dëgjuar në publik që nga e diela, kur shqiptarët votuan për ti mohuar atij një mandat të tretë radhas si kryeministër.

Perëndimi është në ankth për të parë një kalim paqësor të pushtetit në një vend që është thellësisht i polarizuar mes socialistëve dhe demokratëve dhe nuk e ka të panjohur dhunën.

Një tranzicion paqësor do të rigjallëronte ofertën e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, thuhet në shkrim.

Një humbje për 68- vjeçarin Berisha do të thotë fundi i karrierës së tij, shkruan Matt Robinson i Reuters./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›