E Enjte, 5 Nëntor 2026

RIGA – Lituania: Rusia po lëviz trupat nga Kaliningradi në rajonin e Kurskut

RIGA, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia po zhvendos disa trupa nga enklava e saj baltike e Kaliningradit në përgjigje të inkursionit të Ukrainës në rajonin e Kurskut, deklaroi ministri lituanez i Mbrojtjes, Laurynas Kasciunas.

“Ata kanë nevojë për më shumë burime dhe po përpiqen t’i tërheqin ato nga zona të tjera”, deklaroi Kasciunas pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kaliningrad kufizohet me dy anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Poloninë në jug dhe Lituaninë në veri dhe lindje.

Forcat e armatosura të Ukrainës filluan një inkursion të madh tokësor në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se ushtria kishte kapur 74 vendbanime, dyfishi i atyre që pretendon pala ruse.

Të dy shifrat janë të paverifikueshme.

Kasciunas e quajti ofensivën e Ukrainës në territorin rus “një nxitje morale”.

Ukraina është duke u mbrojtur nga pushtimi rus për gati dy vjet e gjysmë dhe javën e kaluar, për herë të parë, e zhvendosi luftën në territorin e armikut./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›