E Enjte, 5 Nëntor 2026

RIGA – Lituania përdor dronë për të asgjësuar balonat kontrabandë nga Bjellorusia

RIGA, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Lituania planifikon të përdorë dronë kundër balonave të përdorura nga kontrabandistët në kufi me Bjellorusinë, deklaroi Ministria lituaneze e Mbrojtjes.

”Dronët lituanezë do të përdoren për të detektuar balonat dhe nëse është e mundur për t’i shkatërruar ato”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Laurynas Kasciunas.

Para një jave, u kapën disa balona nga Bjellorusia të cilat mbanin koli cigaresh.

Në fund të shtatorit, një incident i ngjashëm ka ndodhur në kryeqytetin Vilnius.

Ky incident ndezi polemika për balonat.

Nga ushtarakët është konsideruar e padëmshme, por rojat e kufirit nuk kanë autoritetin ligjor ose pajisjet e nevojshme për të goditur balonat./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›