E Hënë, 2 Nëntor 2026

RIGË – Lituania zgjat mbylljen e hapësirës ajrore përgjatë kufirit me Bjellorusinë

RIGË, 2 tetor /ATSH-DPA/- Lituania planifikon të mbajë të mbyllur – hapësirën e saj ajrore  përgjatë një pjese të kufirit të saj lindor me Bjellorusinë deri më 1 dhjetor, raportoi sot agjencia e lajmeve BNS, duke cituar ushtrinë lituaneze.

Hapësira ajrore, u mbyll në gusht për shkak të manovrave ushtarake ruso-bjelloruse “Zapad” dhe mes shqetësimeve për shkelje të mundshme nga dronët –  fillimisht e planifikuar të hapej në tetor.

Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Sakaliene, tha se zgjatja është e nevojshme për shkak të ndryshimeve të fundit legjislative – që i mundësojnë ushtrisë lituaneze të neutralizojë dronët në mënyrë më efikase.

Ajo vuri në dukje se disa procedura dhe algoritme duhet ende të vendosen dhe se sistemi duhej të ishte i përgatitur për të funksionuar në mënyrë efektive.

“Derisa të vendosen këto masa, hapësira ajrore do të mbetet e mbyllur”, tha ajo.

Dy dronë me origjinë ruse hynë në hapësirën ajrore lituaneze nga Bjellorusia më herët, duke i nxitur ligjvënësit të bënin ndryshime legjislative – që u miratuan nga parlamenti javën e kaluar.

Lituania ndan një kufi me Bjellorusinë që shtrihet në një sipërfaqe prej 679 kilometrash, duke formuar një pjesë të kufirit të jashtëm të BE-së. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›