ROMˠ – Një shef i mafias në arrati arrestohet në jug të Italisë

ROMË, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Policia italiane arrestoi sot një shef të mafies, që kishte qenë në arrati për pesë vjet, duke e kapur në qytetin Foggia, në rajonin e Apulias, në juglindje të Italisë.
Sipas policisë, 39-vjeçari u lokalizua në periferi të qytetit pas disa muajsh hetime dhe një operacioni të gjerë policor.
I dyshuari ka lidhje me organizatën mafioze “Società Foggiana”, një grup që vepron në zonën e Foggias dhe rrethinave të saj, i përfshirë në grumbullimin e mbetjeve, tregtinë e armëve dhe prostitucionin. Organizata kryen gjithashtu grabitje të armatosura.
Sipas policisë, shefi i mafies u kap në gjumë dhe u dorëzua pa rezistencë.
Gjatë arrestimit, pranë tij u gjet një pistoletë me numrin serial të fshirë dhe me gjashtë fishekë në tytë.
Ai ishte dënuar më pare me 12 vjet burg për krime mafioze . /Ad.Ab./