RTSH, ekrani i informacionit të besueshëm, qytetarët gjirokastritë e kanë pjesë të përditshmërisë

Paanësi, vërtetësi, informacion por mbi të gjitha besueshmëri, janë këta 4 elementë që i shtynë shumë qytetarë në Gjirokastër që të ndjekin RTSH 24.
Në shumë ambiente publike, bare dhe restorante kanë bërë pjesë të ambienteve të tyre, ekranin e RTSH24 nga i cili informohen me lajmin e fundit me vërtetësinë e plotë që e karakterizon gjigandin mediatik, Radio Televizionin Publik shqiptar.
“E ndjekim me kënaqësi pasi është media e besueshme, koherent dhe i jep lajmet e sakta. Është një risi i cili jep çdo lajm në kohë reale. E ndjekim shumë pasi tregon vërtetësi”, shprehen qytetarët.
Radio Televizioni Publik shqiptar kohët e fundit po kthehet me risi të shumta si nga ana e programeve të larmishme të cilat edukojnë dhe informojnë publikun, por edhe me një infrastrukturë moderne, ku pjesë e këtij gjigandi mediatik është edhe RTSH Gjirokastra.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/