E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RUSI – Kremlini: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO kërcënim për Rusinë

MOSKË, 3 dhjetor /ATSH-AA/ – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO përbën kërcënim për sigurinë e Rusisë.

“Kjo ndeshet plotësisht me tezën tonë për pandashmërinë e sigurisë. Siguria e një vendi nuk mund të sigurohet ‘mbi shpinën’ e sigurisë së një vendi tjetër. Ky është rregulli i pandryshueshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare që ne marrin për bazë”, tha Peskov duke shtuar se “vendimi i mundshëm për këtë çështje është i papranueshëm. Kjo na kërcënon neve. Ndërkohë kjo nuk e eliminon arsyen kryesore që na detyroi të fillonim operacionin tonë special ushtarak në Ukrainë”.

Duke komentuar deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se ata do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kievin, Peskov tha se “përfaqësuesit e vendeve evropiane kanë për qëllim të vazhdojnë linjën shkatërruese. Ne vazhdojmë operacionin special ushtarak në Ukrainë për të arritur të gjitha objektivat tona”.

Ai theksoi se pavarësisht kësaj presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i hapur për kontakte me Gjermaninë.​​​​​​​

Lidhur me deklaratën e SHBA-së se do të sigurojë 725 milionë dollarë mbështetje shtesë për armë dhe pajisje për Ukrainën, Peskov tha se administrata aktuale amerikane nuk dëshiron t’i japë fund luftës./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›