E Martë, 3 Nëntor 2026

RUSI – Kremlini: Putin i hapur për kontakte me Trump

MOSKE, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Kremlini thotë se presidenti rus Vladimir Putin “mbetet absolutisht i hapur për kontakte me Presidentin Trump, kështu që biseda e tyre do të organizohet shumë shpejt, nëse është e nevojshme”.

”Dënimi i Marine Le Pen është një shkelje e normave demokratike”. Ky është komenti i Kremlinit për vendimin e gjykatës së Parisit.

“Vëzhgimet tona në kryeqytetet evropiane tregojnë se ata absolutisht nuk hezitojnë të shkojnë përtej kufijve të demokracisë gjatë procesit politik,” komentoi zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov për gjyqin e Marine Le Pen.

Këtë e raporton agjencia Interfax, sipas së cilës Peskov deklaroi se Moska “nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Francës dhe nuk e ka bërë kurrë këtë”, por deklaroi se, sipas tij, “po shkelen normat demokratike në lidhje me Marine Le Pen dhe zgjedhjet presidenciale në Rumani”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›