RUSI – Moska e zemëruar nga plani i SHBA-së për vendosjen e raketave në Gjermani

Njoftimi i SHBA-së për të vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani – për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë ka shkaktuar tension midis Uashingtonit dhe Moskës, sipas “The Guardian”.
Zyrtarët rusë dhe amerikanë akuzuan njëri-tjetrin për provokim të përshkallëzimit, pasi ekspertët e kontrollit të armëve paralajmëruan se dislokimi i raketave në kontinentin evropian, pas rënies së traktatit të Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF), mund të nxisë një garë të re armësh.
Vendimi për stacionimin e raketave jo-bërthamore “Tomahawk”, SM-6 dhe hipersonike në Gjermani nga viti 2026 u mirëprit nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se “përputhej saktësisht” në strategjinë e sigurisë së qeverisë së tij, edhe pse masa nxiti kritika të ashpra mes frikës se do ta bënte Gjermaninë më të prekshme ndaj sulmeve.
Scholz tha se vendimi ishte marrë për një kohë të gjatë dhe do të ishte “nuk ishte befasi” për këdo që kishte njohuri për politikat e sigurisë dhe paqes.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Berlinit, duke këmbëngulur se Moska do t’i përgjigjej ushtarakisht vendimit, i cili sipas tij synon të dëmtojë sigurinë ruse dhe nuk mund të mbetet pa përgjigje.
Ai tha se NATO tani ishte “plotësisht e përfshirë në konflikt” dhe e quajti masën “vetëm një hallkë tjetër në zinxhirin e një kursi përshkallëzimi”.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i qeverisë ruse, e quajti vendimin e planifikuar “një kërcënim shumë serioz” për Rusinë, i cili do të analizohej nga afër nga Moska, e cila do të merrte masa të menduara, të koordinuara dhe efektive për të frenuar NATO-n. //a.i/