E Enjte, 5 Nëntor 2026

RUSI – Transferime të pazakonta të burgosurish politikë në vende të panjohura

MOSKË, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Në Rusi, po shfaqen raporte për një transferim të pazakontë të të burgosurve politikë, të cilët kanë kritikuar hapur luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

”Politikani i njohur i opozitës, Ilya Yashin është transferuar nga kampi i burgut numër tre në rajonin e Smolenskut, në një vend të pazbuluar”, theksoi avokatja e tij, Tatyana Solomina.

Mediat e pavarura ruse kanë raportuar tashmë për transferimin e të burgosurve të tjerë politikë.

Të martën pasdite, gjashtë transferime u konfirmuan, përfshirë aktivistin për të drejtat e njeriut Oleg Orlov i organizatës ”Memorial” dhe artisten Alexandra Skochilenko.

Të gjithë ata janë kritikë të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia dhe kanë marrë dënime të gjata.

Perëndimi i kritikoi dënimet si arbitrare dhe bëri thirrje për lirimin e të burgosurve.

Raportet tregojnë se ish-shefat e shtabit rajonal të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, i cili vdiq në shkurt në një kamp burgu rus në veri të Rrethit Arktik, janë transferuar gjithashtu në vende të panjohura./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›