E Diel, 1 Nëntor 2026

Ra në humnerë në Kelmend, humb jetën 40-vjeçari

Florian Sini 40 vjeç ka humbur jetën, pasi ka rënë në një humnerë në zonën e Lëpushës në Kelmend.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur këtë të shtunë në orën 10:52.

“Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›