E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën shqiptari në Greqi! Ishte në orarin e punës

Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në Greqi, gjatë orarit të punës.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në bashkinë Limnis Plastira në Greqi.

50-vjeçari shqiptar ra në kontakt me energjinë elektike teksa po kryente punime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Autoritet vendase po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›