E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet drejtuesi teknik i punimeve të shkollës

Policia e Elbasanit ka arrestuar administratorin dhe drejtuesin teknik të punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e shkollës, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi 57-vjeçar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›