E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ra nga ndërtesa 4-katëshe, ndërron jetë punëtori në Tiranë

Tiranë- Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një banesë katër katëshe. 66-vjeçari në momentin kur ka ndodhur ngjarja ishte duke punuar dhe ka rënë nga soleta e banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në Tiranë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›