E Diel, 1 Nëntor 2026

Ra nga shkëmbi duke mbledhur çaj/ Maliq, gjendet personi në malin e Gopeshit, jashtë rrezikut për jetën

Shtetasi nga Gramshi, i identifikuar si Drilon Agolli, është gjetur nga zjarrfikësit dhe policia pasi është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshit duke mbledhur çaj.

Mësohet se po ndërhyhet për nxjerrjen e tij me barelë nga gremina ku është rrëzuar.

Sipas informacioneve nga terreni, ai nuk është në rrezik për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›