Ra nga skela 10 metra e lartë, humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali

Një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur në Borghetto Santo Spirito në Savona.
61-vjeçari është rrëzuar nga skela rreth 10 metra e lartë për arsye ende të panjohura.
Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit dhe zyrtarët e inspektoratit të punës për të hetuar rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti./vizionplus.tv