E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Rachmaninoff & Tchaikovsky”, mes shfaqjeve të janarit në TKOBAP

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, publiku do të mund të ndjekë disa shfaqje artistike që do të ngjiten në skenë për të gjithë dashamirësit e artit.

Sipas kalendarit artistik të publikuar në rrjetet sociale të TKOBAP, muaji janar nis me një dialog të fuqishëm muzikor mes dy legjendave të kompozicionit të periudhës romantike: “Rachmaninoff & Tchaikovsky”.

Tingujt magjikë të muzikës së dhomës do të përhapen në hollin koncertor, si pjesë e një bashkëpunimi emocionues me mikun e përhershëm të institucionit, Institutin Italian të Kulturës.

Gjithashtu, Ansambli Popullor, e hap vitin e ri me koncertin e veçantë “Trëndafilin kur ta dhashë”, një udhëtim emocionues që përfshin të gjitha trevat shqiptare. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›