Radovan Karaxhiç nesër del para Gjykatës së Hagës
Prokurori Serzh Bramertz e bëri njoftimin sot, disa orë pasi rojet e transferuan Karaxhiçin nga një gjykatë në kryeqytetin e Serbisë Beograd, nga ku ai u nis për në Gjykatën e Hagës.
Autoritetet serbe e arrestuan Karaxhiçin 63 vjeçar javën e kaluar në Beograd pasi ai i shpëtoi drejtësisë për gati 13 vjet.
Prokurori Brammertz tha se Karaxhiçi është akuzuar për spastrimin etnik të popullatave jo-serbe nga zona të mëdha të Bosnje-Hercegovinës.
Ai vlerësoi lartë autoritetet serbe për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte, duke e cilësuar atë si një arritje të madhe. Ai shfaqi gjithashtu shpresë për kapjen e Ratko Mlladiçit dhe të Goran Haxhiçit.
Dje, ultranacionalistët serbë u përleshën me policinë gjatë një manifestimi në Beograd për të protestuar kundër arrestimit të Karaxhiçit. Të paktën 46 veta u plagosën, përfshirë 25 policë dhe një gazetar.//IB