E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rafael Nadal i jep zyrtarisht fund karrierës

Rafael Nadal ka njoftuar se po i jep fund një karriere të madhe tenisi, pas 22 fitoreve në Grand Slam.

Tenisti i madh spanjoll njoftoi se në fund të sezonit do të largohet nga raketa në moshën 38-vjeçare pasi nuk mund të luajë më pa kufi dhe pa kushte sportin që e bëri një nga sportistët më të mëdhenj në histori.

Vendimin e tij e ka bërë të ditur përmes një videoje në të cilën thotë:

“Jam këtu për të njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kam pasur disa vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Nuk mendoj se mund të luaj më pa kufi.

Është padyshim një vendim i vështirë, që më mori shumë kohë për ta marrë. Në këtë jetë, çdo gjë ka një fillim dhe një fund. E konsideroj momentin e duhur për t’i dhënë fund karrierës .’

Mil gracias a todos
Many thanks to all
Merci beaucoup à tous
Grazie mille à tutti
谢谢大家
شكرا لكم جميعا
תודה לכולכם
Obrigado a todos
Vielen Dank euch allen
Tack alla
Хвала свима
Gràcies a tots pic.twitter.com/7yPRs7QrOi

— Rafa Nadal (@RafaelNadal) October 10, 2024

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›