E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ragmi Mustafa rizgjidhet në krye të PDSH-së

Pa kundërkandidat dhe me aklamacion, Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës.

Besimin për të udhëhequr partinë, Mustafa e ka marrë nga Kuvendi i 5-të zgjedhor, i mbajtur sot në Preshevë, raporton REL.

Mustafa ka falënderuar të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë për kryetar dhe ka thënë se do të angazhohet për t'i realizuar në tërësi objektivat e këtij subjekti politik./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›