Rajan Kroker Pakistani eshte i humbur me mospranine ne konferencen e Bonit

Ambasadori amerikan ne Afganistan Ryan Kroker thote se eshte humbje per vete Pakistanin bojkotimi i konferences qe po zhvillohet ne Bon per ardhmerine e Afganistanit. Ai i beri komentet gjate nje interviste qe dha per sherbimin afgan te Zerit te Amerikes ne prag te fillimit te konferences se Bonit.
Bojkotimi i konferences nga ana e Pakuistanit vjen si shenje proteste ndaj sulmeve ajrore te NATOS muajin e kaluar ku u vrane 24 ushtare pakistaneze ne kufirin me Afganistanin.
Ambasadori amerikan ne Afganistan Rajan Kroker i tha Zerit te Amerikes se mungesa e Islamabadit ne koenference nuk eshte e mire por nuk pengon perparimin e Afganistanit.
Sinqerisht do te jete humbje per ta mosprania ne konference. Por kjo nuk ka per te ndryshuar rezultatin e konferences.
85 shtete po takohen 10 vjet mbas konferences se pare te Bonit ne te cilen diplomatet emeruan qeverine kalimtare te Afganistanit.
Tani zoti Kroker thote se komuniteti nderkombetar do te rishikoje angazhimin afatgjate per sigurine stabilitetin dhe mireqenien e Afganistanit.
Qellimi i perbashket i pjesmarresve nderkombetare ne kete konference eshte te thuhet Ne qendruam me ju per 10 vjet... do te jemi me ju edhe per 10 vjet te tjere.
Zoti Kroker thote se ai ka pare shume ndryshime ne Afganistan gjate dekades se kaluar pervec rrezimit te qeverise se talebaneve.
Kur erdha ketu kishte vetem 900 mije femije ne shkolle. Tani ka rreth 8 milion femije ne shkolla ku rreth 40 e tyre jane vajza. Jetegjatesia e afganeve eshte rritur ne menyre te paimagjinueshme po ashtu edhe aktiviteti ekonomik eshte rritur ndjeshem.
Dhe ai pret me shume ndryshime ne sigurine e vendit gjate viteve te ardhshem.
Zoti Kroket ndihmoi ne nisjen e fazes se dyte te kalimit te sigurise nga koalicioni tek forcat afgane ne fillim te muajit.