“Raketa në Poloni nuk është ukrainase”/ Biden reagon pas deklaratës së Zelenskyt: Kjo nuk është provë

Presidenti amerikan Joe Biden ka kundërshtuar pohimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se raketa që ra në Poloni dhe vrau dy persona nuk ishte me origjinë ukrainase.
Presidenti Biden ka deklaruar se trajektorja që ka përshkruar raketa nuk ka gjasa të ketë ardhur nga Rusia. Pyetur mbi deklaratën e presidentit Zelensky se raketa që goditi Poloninë nuk ishte ukrainase, Biden u shpreh se kjo nuk është provë.
Raketa goditi më 15 nëntor një kapanon gruri në një fermë në Przeëodoë rreth katër milje nga kufiri i Polonisë me Ukrainën. Presidenti i Ukrainës tha se ai nuk kishte “dyshim” se raketa “nuk ishte ukrainase” dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tij që të kenë akses në vendin e shpërthimit.
/rtsh.al/