E Diel, 1 Nëntor 2026

Raketa palestineze ne Izrael, nuk ka viktima

Ndersa jane shtuar zerat se po afrohet vendosja e nje armepushimi 18-mujor, ai aktual mes Hamasit dhe Izraelit nuk po zbatohet.

Mengjesin e sotem nga territoret palestineze jane leshuar tre raketa drejt shtetit hebre, prane qytetit Sderot ne jug te vendit. Fatmiresisht, nuk ka informacione per viktima, apo deme materiale.

Nje dite me pare zyrtare te Hamasit thane se armepushimi afatgjate me Izraelin mund te njoftohet brenda pak ditesh. Deri tani nuk ka reagime nga qeveria izraelite.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›