Raketa ruse mbi qendrën tregtare në Ukrainë, shkon në 16 numri i viktimave, 59 të plagosur

Raketa ruse mbi qendrën tregtare Kremenchuk vrau 16 persona dhe plagosi 59 të tjerë, 25 prej të cilëve janë shtruar në spital. Sipas The Guardian, ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë gërmimet për ata që mbeten të bllokuar nën rrënojat e qendrës tregtare.
Pak pas ngjarjes, presidenti Volodymyr Zelensky, tha se më shumë se 1,000 njerëz ishin brenda ndërtesës në momentin që u godit nga raketa. Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan shtëllunga gjigante tymi të zi dhe flakë, me ekuipazhet e emergjencës që nxituan për të kërkuar viktima dhe për të shuar zjarret.
“Ne vazhdojmë të punojmë në vendin e sulmit me raketa në qendrën tregtare në Kremenchuk. Detyrat kryesore që kryhen aktualisht nga shpëtimtarët janë kryerja e operacioneve të shpëtimit, çmontimi i mbeturinave dhe eliminimi i zjarreve. Deri më tani janë vrarë 16 persona dhe 59 të plagosur, 25 prej të cilëve janë shtruar në spital”, tha kreu i shërbimit të urgjencës shtetërore të Ukrainës, Serhiy Kruk.
/rtsh.al/