E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: 2,8 miliardë lekë për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për vitin 2026 qeveria ka parashikuar një fond prej 2,5 miliardë lekësh për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive, me qëllim rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore dhe forcimin e masave parandaluese.

Sipas Ramës, 1 miliard lekë do të jepen në formën e transfertës së kushtëzuar për Emergjencat Civile, nga të cilat 500 milionë lekë do të përdoren për kompensimin e qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore, ndërsa 500 milionë lekë të tjera do të shkojnë për investime.

Po ashtu, sipas Kryeministrit, qeveria ka planifikuar 1,5 miliardë lekë për financimin e projekteve që synojnë parandalimin e fatkeqësive natyrore, si dhe 300 milionë lekë të dedikuara për projekte në digat dhe rezervuarët.

“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen”, theksoi Rama.

1 nga 2

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›