E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: 300 milionë euro për strehimin në mandatin e katërt

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Në mandatin e katërt kemi në plan të vendosim 300 milionë euro për strehimin.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në takimin me shqiptarët e Athinës, Greqi.

“Sa i përket shtëpive dua të them në këto vite, ne edhe për shkak se ndodhi tërmeti kemi ndërtuar e rindërtuar apo mbështetur me investime për eficiencën e energjisë 35 mijë shtëpi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në mandatin e katërt kemi në plan të vendosim 300 milionë euro për strehimin dhe me prioritet do të vendosim emigrantët që do të kthehen për të investuar, profesionistët që kthehen. Nëse një mjek, inxhinier specialist në çfarëdo fushe kthehet në Shqipëri për të punuar do të mund të përfitojë nga kreditë e lehtësuara për strehim. Në këtë mënyrë do të krijojmë mundësi edhe për çifte të reja”.

/k.s//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›