Rama: Aleanca Berisha-Meta-Nano, e paskrupullt

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për shtyp foli për një aleancë të paskupullt Berisha-Meta-Nano ."Aleanca Berisha-Meta-Nano, është e paskrupullt, kërkon të krijojë një skemë të mbyllur interesash ku opozita të bëhet kukull", tha Edi Rama. Sipas tij, Shqipëria po përjeton krizë të politikës, demokracisë dhe të ekonomisë. Rama tha se njerëzit në pushtet janë mbi ligjin. "PS ka detyrimin të vërë alarmin për rrezikun që i kanoset demokracisë nëse mbyllet kapitulli i 28 qershorit", shtoi ai. Kryesocialisti Rama ka kërkuar edhe një herë hapjen e kutive të votimit. Rama e cilësoi buxhetin e shtetit, piramidë pa fund.