E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Alternativa jone rimekembja e qeverise rrenimi

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare nga ku për më shumë se 40 minuta kryetari i opozitës Edi Rama në fjalën e tij e ka vënë theksin në rëndësinë që merr përçimi programit për një Rilindje Shqiptare, i cili shkon paralelisht edhe me anëtarësimet e reja në parti.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Asamblesë Kombetare Rama e ka nisur fjalën e tij duke krahasuar modelin aktual qeverisës me atë që ofron PS në programin e saj.

"Ne duam punësim real, ata afrojnë rritje të papunësisë. Ne duam taksim te ndershëm, ata ofrojnë një taksë të sheshtë që mbyt shtresën e mesme dhe te varfëerit dhe ndan me thikë edhe vetë sipërmarrjen, midis 95 për qind të sipërmarrësve dhe një 5 përqindëshi që përfiton një politikë klienteliste, me sfond tërësisht kriminal. Ose një Rilindje Shqiptare ose dorëzim përballë rrënimit të mëtejshëm", tha Rama.

Më tej Edi Rama duke u ndalur në çështjet e taksimit u shpreh se Shqipëria ndodhet një situatë dramatike.

"95 për qind të shqiptarëve, të cilëve taksa e sheshtë u bën të paguajnë në ekonominë e tyre familjare. Ne do të ulim taksat për këtë 95 përqind të shqiptarëve", tha Rama.

Po për çështjen e taksave Edi Rama shprehu shqëtësimin e biznesmenëve, se si sfidohet nga nënpunësit e shtetit taksa e sheshtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›