E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Basha gënjen për uljen e taksave

Kreu i bashkisë së Tiranë dhe njëherësh edhe kandidati për këtë post Edi Rama ka vijuar sot takimet derë më derë në lagjet e kryeqytetit.
 

Gjatë paradites së sotme ai është ndalur në njësinë bashkiake numër 10 dhe ka zhvilluar takime me tregtarët e tregut çam.
 

Duke akuzuar rivalin e tij për kreun e Bashkisë Lulzim Basha, Rama ka cilësuar sit ë pavërteta deklaratat e tij për uljen e taksave të bashkisë.

“Basha gënjen për uljen e taksave. Qytetarët sot paguajnë 50 herë më shumë taska qeverisëse” theksoi Rama
 

Ai ka theksuar më tej se biznesi i paguan më pak taksa bashkisë duke shtuar se çdo familje paguan 5500 lekë në muaj për punët e qytetit ndërkohë që vetëm TVSH-ja e bukës është më shumë se këto kontribute.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›