E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha është duke e çuar vendin drejt humnerës financiare

ramaKryesocialisti Edi Rama, duke folur gjatë një konference për shtyp, ka akuzuar kryeministrin Berisha se është duke e çuar vendin drejt një humnere financiare. Sipas Ramës, prej 5 vitesh vendi nuk është duke njohur rritje ekonomike.

Jam sot këtu për t`ju thënë disa të vërteta dramatike që bazohen në shifrat zyrtare dhe ato janë shumë larg realitetit mbytës për sipërmarrjen e madhe dhe të vogël në Shqipëri. Që prej janarit të 2011 janë mbyllur 19 mijë biznese, që do të thotë mbyllen 23 biznese në ditë, ose 1 në orë. Ndërkohë, të dhënat fiskale të 4 mujorit tregojnë se të ardhurat në buxhet nga TVSH, që është treguesi më domethënës, janë më të ulta në 5 vitet e fundit. Janë edhe më të ulta sesa në 2009, kur kjo qeveri grabiti votat dhe i dha vetes një mandat të dytë, ndërkohë që vetëm prej inflacionit duhet të ishte 10 përqind më shumë. Ekonomia ka 5 vjet që nuk rritet asnjë milimetër, por përkundrazi tkurret tha Rama.

Rama tha se biznesi i vogël po shkon drejt rrënimit, ndërsa të ardhurat  nga taksat janë më të ultat e këtyre viteve.

Biznesi i vogël është në rrugën e rrënimit të mëtejshëm, ku merret zvarrë prej vitesh nga kjo qeveri  dhe po shkatërrohet çdo ditë. 27.4 përqind, thuajse 1/3 më pak të ardhura nga taksa e biznesit të vogël, sesa në 2009. Një rënie e tmerrshme, që tregon rrënimin e biznesit të vogël në Shqipëri. Vlera e shtuar mbi xhirot dhe xhiroja e biznesit të vogël që ka pasur rënie, tregojnë se gjendja e biznesit të vogël është dramatike tha Rama.

Rama premtoi se pas ardhjes së PS-së në pushtet, biznesi do të rilindë, ndaj dhe për këtë ai kërkoi që Berisha të ndëshkohet me votë.

Ekonomia duhet të rilindë duke filluar nga rilindja e biznesit të vogël. Ne do vendosim lirinë e konkurrencës në rrugën e sipërmarrjes së madhe në 100 ditët e para të qeverisjes tha Rama./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›