E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha foli për suksese imagjinare

Rama ka përmendur edhe pensionistët, punonjësit e administratës, të cilët sipas kreut socialist, nuk do të mundin të blejnë dhurata për vitin e ri.“E vërteta është që ekonomia jonë ka hyrë në një krizë të pa shoq, shumë më alarmante siç thotë INSTAT-i i Sali Berishës”, u shpreh ai para pak sekondash në një konferencë nga selia rozë. Ai tha më tej se, leku ka njohur zhvleftësimin më të madh pas 10 vitesh. “Ky zhvleftësim do të vazhdojë edhe në 2010 kur shqiptarët do të përballen me rritjen e çmimit të energjisë”, vijoi Rama.Më tej, kreu i opozitës tha se korrupsioni gjatë këtij viti është rritur në mënyrë galopante, ndërsa ka nënvizuar se fuqia blerëse e shqiptarëve është më e ulëta në Evropë. “Kjo qeveri që qëndron mbi krimin elektoral, mbi shpifje dhe mbi mashtrimet për shifrat ekonomike”, tha gjithashtu Edi Rama, duke shtuar se do të bëhet dialog jo për të mbajtur Sali Berishën në pushtet. Edhe një herë tjerë, Rama ka paralajmëruar se pas Vitit të Ri do të vazhdojnë sërish protestat.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›