E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha kush eshte mafia

Kreu i opozites Edi Rama i ben thirrje kryeministrit Sali Berisha të heqë barrierën korruptive, sipas tij, dhe t'i hape rruge ndërtimit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën.

Rama iu drejtua Berisha per te mesuar se cila eshte mafia kur flet presion ne lidhje me tenderin, eshte banka gjermane, apo vete qeveria e tij

"Kryeministri foli për klithëm të mafies, duke akuzuar “de fakto” si zëdhënës të mafies Bankën e madhe KFë, që përfaqëson interesat e donatorit të fuqishëm dhe bujar të Shqipërisë, Gjermaninë, gazetën kosovare “Zëri”, që ka publikuar fakte të bazuara në dokumentet e korrespondencës zyrtare mes bankës gjermane dhe qeverisë shqiptare, e Skandali interkonjeksionitKFW “rrëzon” qeverinë “Zëri”: Të zhbllokohet projekti Reagon drejtori i OST-së: Gjithçka konform ligjit natyrisht dhe opozitën që ka ngritur me forcë zërin për cenim të interesit kombëtar e publik të Shqipërisë e të Kosovës, si edhe të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës", tha Rama.

Më tej kreu socialist u shpreh: "Nuk e di nëse tek mafia ai fut edhe partinë e koalicionit të tij, që përmes ministrit të saj ka mbajtur qëndrim të kundërt me kryeministrin, por kjo është një çështje u takon ta zgjidhin me njëri tjetrin se kush është me mafien e kush është me interesin kombëtar e publik në këtë rast. Kryeministrit foli për çmimin e ofertës së kompanisë fituese dhe pretendoi se ne, opozita, mbrokemi ofertën me çmimin më të lartë. Ndërkohë që, e vërteta është se ne mbrojmë pikëpamjen se bllokimi i këtij projekti është haptazi kundër interesit kombëtar e publik, duke e bazuar kundërshtinë tonë ndaj pretendimit të tij për ofertën me çmimin më të lartë tek qëndrimi teknikisht shumë korrekt i bankës gjermane, e cila shumë qartësisht ka përcaktuar kritere të bazuara në radhë të parë tek vlerësimi teknik i ofertës e vetëm pastaj tek çmimi".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›