E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha mashtron me shperndarjen e tapive te tokes

Nga Cërriku Edi Rama e ka quajtur mashtrim premtimin e kryeministrit Berisha për dhënien tapive të tokës deri në fund të vitit
“ Sot me thanë që Saliu premtoi që do japë çertifikatat e tokës brenda fundit të këtij viti. Kush është ai shqiptar që do ta hajë këtë gënjeshtër kur sdaliu kishte tetë vjet kohë t’I japë këto certifikata”.
Kryesocialisti mbrojti sistemin e taksave që Partia Socialiste kërkon të vendosë nëse vjennë pushtet, duke e quajtur atë si taksim i ndershëm
“PS do të ulë taksat për të gjithë ata që që jetojnë me punën e tyre të ndershme 40 mijë lekë në muaj përfitim dhe nëj rrogë më shumë në fund të vitit”.
Rama kërkoi mobilizm për çdo votë dhe i ftoi qytetarët që më 23 qershor të mendohen mirë kur hedhin votën.

“Shokun, shoqen, familje. Kush e do pushtetin në qafë ja ku e ka Saliun, kush e do qeverinë në krah, problemet e tij do të jenë problemte tona
Dhe për të votuar numrin 29 kreu i opozitës tha se në Cërrik ka një arsye kryesore
“Arsyeja pse duhet votuar numri 29 ka një emër që quhet musa ulqini, I juaji dhe për ju”.
Më pas udhëtuan drejt Gramshit për të thënë se së bashku me kandidatët për deputet i ranë anëkënd qarkut dhe kanë parë vetëm një gjë
“Rrënim, rrënim në Labinot Mal, rrënim drejt Gramshit”.
I kërcënoi sërish mësuesit që marrin pjesë në aktivitete politike, por është ndjerë edhe i pabarabartë, sepse ai nuk po përfiton nga liria që kryeministri u deklaroi mësuesve dhe nxënsve për të shprehur bindjet politike
“Nesër shkollat e Gramshit do të mbyllen, pse sot i mbajtën mbyllur kur ishim ne në Labinot-Fushë”.
Në këtë qark janë të famshme ndeshjet e gjelave, por preferoi që zgjedhjet mos t’i krahasojë me to

“Nuk do jene luftë gjelash, por do vendoset se si do të jetë Shqipëria edhe përtej katër viteve”-tha ai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›