E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha 'nacionalizëm' me fqinjët. Integrim shqiptarëve, PD të marrë pjesë

BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka siguruar eurodeputetët e Parlamentit Evropian, se qeveria e re  do të bëjë gjithçka për të plotësuar sa më shpejt atë cka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtare me te drejta të plota në familjen e madhe evropiane. 

Duke u rikthyer në kohë, kreu i qeverisë shqiptare theksoi 23 qershori ishte kërkesa e dytë për ndryshim pas vitit 1992. Rama shprehu angazhimin për të punuar dhe për të përmbushar atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor.

“Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për ata cka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992 shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi rotacion paqësor, dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet ne jetën e secilit. Ju siguroj se gjithçka kemi bërë dhe Parlamenti Evropian ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk do jetë e kotë, por do jetë burim frymëzimi dhe në të njëjtën kohë do jetë një arsye me tepër për ne për të plotësuar sa më shpejt atë cka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtarë me te drejta të plota në familjen evropiane”, siguroi kryeministri Rama. 

“Zero probleme me fqinjët”, do jetë fokusi i politikës së Jashtme, theksoi Rama me qëllim lënien pas të ‘etheve’ nacionaliste.

“Shqipëria ka qenë vend i pandikuar nga ndryshimi i shtetit, por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste. Politika e jashtme do jetë koncepti: zero probleme me fqinjët. Nuk ka ndryshim që Shqipëria gjatë këtyre viteve ka pasur progres, dhe nuk ka dyshim që ambicia është më e madhe se progresi i bërë deri tani. Kjo ambicie do na çojë drejt së ardhmes duke mësuar leksionet e mira, nga ato që kanë qenë pozitive dhe negative”, tha Rama i cili u ndal dhe tek zhvillimet Kosovë-Serbi duke vlerësuar se marrëveshja do të shmangë konfliktet. 

PËRGJIGJIET E RAMËS PËR EURODEPUTETËT

QEVERIA JONË, KEMI NUMRIN MË TË MADH TË GRAVE
“Qeveria jonë, kemi numrin më të madh të grave se gjithë gratë e tjera të përfshira në qeveritë e mëparshme të tranzicionit. Jam i lumtur të prezanto Ministren e Integrimit, ë është një yll në ngritje i politikës dhe Ministrin e Jashtëm që është më i riu që ka pasur qeveria shqiptarë ndonjëherë”. 

NACIONALIZMI, PD HUMBI SE KALOI RETORIKAT ME FQINJËT
“Më 23 qershor, ne i Fituam zgjedhjet me një aleancë që është LSI dhe morëm 1 milion vota me ASHE, dhe nacionalizmi nuk mori asnjë votë. Forcat nacionaliste që dolën në skenë dhe shqetësuan partnerët tanë nuk arritën të futen në Parlament dhe mendimi është se PD mori këtë rezultat të keq sepse kalimi në disa retorika nacionaliste të papranueshme për pozicionin e Shqipërisë me fqinjët dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Ne jemi të bindur se kufijtë do të jenë atje, por nuk do jenë pengesë për të punuar mes shqiptarëve dhe serbëve apo maqedonasve, malazezëve, kroatëve, grekëve, italianët apo turqit. Ndaj nënvizoj bisedimet Kosovë-Serbi, pasi i jepet fund historisë së konflikteve dhe hapen horizonte te reja. Problemi është se cfarë do bëjmë. A do jemi fëmijët shqetësues të Brukselit që merren me detyra shtëpie, apo të mendojmë të mblidhemi dhe të mendojmë për projekte dhe sfidat që na jep BE, të jemi pjesë e familjes evropiane. Duhet te sfidojmë dhe ne Brukselin me programe që na cojnë drejt paqes”. 

PROVA E PARË E PROGRAMIT: TI JAPIN PD ATË CKA S’NA KA DHËNË NE
"Komunistët luftojnë njerëzit jo argumentat.... Politika jonë ka vuajtur shumë pas rënies së komunizmit nga përpjekja për të luftuar njëri-tjetrin dhe jo për idetë. Prova pare e programit tonë qeverisës, nuk do jetë thjesht një fillim euforik, por një instrument për të vijuar në Parlament për ti dhënë opozitës cdo gjë që ne nuk e morëm si opozitë".

SHQIPËRIA PARTNERITET ME GREQINË, TURQINË DHE ITALINË
“Shqipëria është vend që ka thesar të jashtëzakonshëm tolerancën fetare, me probleme zero sa i jeton bashkëjetesës fetare. Rajoni po vuan shumë duke i parë njerëzit si myslimane dhe të krishterë, por këtë duhet te zgjidhnin njerëzit para Zotit. Ne nuk shohim problem në përfshirjen e Turqisë, Italisë dhe Greqisë si partner strategjik. Ne mendojmë se përmbushim një nga problemet e marrëdhënieve tona në politikën e jashtme. Ne mendojmë se me këto partner Shqipëria do jetë e vendosur mirë në rajon”.

MOSNJOHJA E KOSOVËS, PA KUPTIM
“Mendoj se nuk ka problem që qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës të kenë takime të përbashkëta. Nëse kjo ndodh mes grekëve dhe turqve nuk ka pse të mos ndodhe me ne. Të mos njohësh Kosovën është non sens. Një njohje e Kosovës është gjëja e drejtë, por dhe e duhur për rajonin dhe Evropën”. 

KORRUPSIONI, DUHET MODERNIZUAR SHTETI PËR TË LUFTUAR
“Mendoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar është dicka ndërkombëtare. Është publicitet që bashkon njerëzit, ndaj për ta luftuar duhet të ndërlidhim dhe modernizojmë. Përgjigja e duhur është modernizimi i shteti, agjencive dhe shërbimeve. Korrupsioni epidemik i shoqërisë ndodh se mungon shteti në termat për të qenë më afër me popullin”.

OPOZITËS DUHET TË MARRË PJESË NË INTEGRIM
“Ministrja e Integrimit do ketë mbështetjen tonë për dialog mes qeverisë dhe partive dhe shoqërisë, që do të nxisë procesin e integrimit. Duke mos i dhënë shansin opozitës për të marrë pjesë do të dëmtonte përpjekjet tona për integrim”

MIKESHËS GREKE/ZERO PROBLEME
“Politika jonë e Jashtme zero probleme me fqinjët dhe instrumentet e vetme për të zgjidhur problemet nga e kaluara” 

KUKAN: JU LUTEM NA LINI T’JU NDIHMOJMË SA MË SHUMË
“Dua të përgëzoj kryeministrin për fitoren dhe mund të flas më tepër. Doja të përgëzoja në mënyrë të sinqertë kryeministrin për suksesin e partisë së tij. Është e ndershme për të vlerësuar punën e qeverisë që është larguar sa i takon integrimit në BE. Situata politike ka qenë për një kohë të gjatë në vëmendjen e institucioneve evropiane dhe mendoj se qeveria e re do të sjelle ndryshime pozitive. Zgjedhjet ishin test për Shqipërinë, nëse do të prezantonin kritere politike, nëse partitë politike janë të gatshme për integrim. Shqipëria e ka kaluar këtë test dhe zhvillimet e ardhshme do vërtetojnë se na nevojiten më shumë fakte. Ka pasur anëtarë të parlamentit që kanë treguar përgjegjshmëri dhe kemi parë që integrimi ka qenë në axhendën e fushatës zgjedhore, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Zgjedhjet në përgjithësi kanë qenë kompetitive, dhe me e rëndësishmja, tranzicioni shkoi mirë që të humburit pranuan rezultatin dhe kryeministri ishte korrekt në deklaratat e tij të para. Dhe ne këtë duam të shohim në të ardhmen. Pa dialog të vërtete mes forcave do jete e vështirë të ecim para. Zhvillimet kanë treguar se qeveria e re është e gatshme ta bëjë këtë. Uroj që në të ardhmen të shohim fakte dhe prova. Mesazhi im është se zoti kryeministër është kënaqësi që jeni këtu. Jeni ekspozuar para institucioneve evropiane, PE ka qenë mbështetës për zhvillimet në vendin tuaj dhe në mënyrë të sinqertë do të vijojmë këtu. Ju lutem na ndihmoni t’ju ndihmojmë sa më shumë.”, tha Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan.

MARTIN SCHULTZ DO VIZITOJË SHQIPËRINË: S’KA AFAT TË PËRCAKTUAR PËR INTEGRIMIN
Ora 18:30 Kreu i Parlamentit Evropian Martin Schultz pritet që së shpejti të vizitojë Shqipërinë. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti i PE-së, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

“Jam i kënaqur të mirëpres, sic folëm dhe në PE. Folëm për zhvillimet ekonomike dhe politike në rajon. Dëgjuam Edi Ramën për situatën në rajon për zhvillimet politike në Kosovë dhe ndamë pikëpamjet për ndërtimi ne paqes deh besimit në rajon. U kënaqëm për ato që dëgjuam dhe na u dukën inkurajuese. Si president i PE-së, ramë dakord që të kryejmë një vizitë në Shqipëri në kohën më të duhur. E falënderoj zotin Rama”, deklaroi Schultz.

KRYEMINISTRI I RI, EDI RAMA NIS SOT VIZITËN DYDITORE NË BRUKSEL
Ora 7:00 ryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë dyditore në Bruksel. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ai u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha. Rama do takohet si fillim me kreun e PE-së, Martin Schultz, pas fjalës në Komisionin e Jashtëm të PE.

Në vijim të vizitës, Rama dhe ministrat Bushati e Gjosha do të takohen me Presidentin e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen dhe me Kryekomisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle. 

vijon...

(e.m/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Martin Schultz do të vizitojë Shqipërinë, Rama: Marrim statusin brenda dhjetorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›