E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha pengon integrimin

Kryetari socialist Edi Rama akuzoi Kryeministrin Sali Berisha, si përgjegjësi i drejtpërdrejtë për pengimin e procesit të integrimit.

"Opozita ka një vit që përpiqet të sigurojë statusin. Ndërkohë ne jemi të bindur të kërkojmë zbatimin 13 vendimeve të Gjykatës për Qarkun e Fierit që janë në favor të PS-së, por që Berisha pengon zbatimin e tyre", u shpreh Rama në një konferencë për media zhvilluar të mërkurën.

Kreu i PS-së ritheksoi se nuk do të ketë votim të Ligjit për Gjykatën e Lartë, për aq kohë sa nuk do të zgjidhet cështja e qarkut të Fierit.

"Ne nuk mund të mbyllim sytë gjoja për një reformë në drejtësi, kur ajo na mohohet", u shpreh Rama.

Duke prekur edhe çëshjen e akt-padisë që PS-ja ka bërë në Prokurori për Ministrin e Transporteve Sokol Olldashi, Rama kërkoi nga organi i akuzës që të mos qëndrojë duarkryq ndaj shkeljeve, që sipas Ramës janë flagrante, nga ana e kreut të këtij dikasteri.

"Skandali i financimit të propagandës antiopozitare ende nuk është zbardhur plotësisht. Edhe vetë shitja e Albpetrol financimin e propagandës antiopozitare", tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›