E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha po ben presion ndaj opozites prokurorise e shtypit

TIRANE- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha sic e quajti ai te parin e Koalicionit te Turpit se po rrit sulmet ndaj opozites dhe presionin mbi prokurorine e mbi shtypin e panenshtruar ndaj tij.

Edhe ne diten e varrimit te viktimes se katert te dores se shtetit vazhdoi Rama me tej Saliu nuk rresht se sulmuari opoziten prokurorine dhe shtypin.

Nderkohe Saliu i Koalicionit te Turpit edhe sot vijoi te shfryje balte e vrer mbi opoziten prokurorine e shtypin. Madje shkoi aq larg sa jo vetem iu rikthye akuzes kriminale te nates se pare se vrasjet e 21 janarit i beri opozita po edhe 26 te vraret e Gerdecit ia faturoi opozites permes njeri prej zedhenesve te tij - tha Rama

Kryesocialisti tha se opozita nuk do te ndalet ne betejen e saj per liri te drejta ne kerkesen per largimin e qeverise dhe koalicionit te turpit.

Nuk do te ndalemi ne perpjekjen tone per drejtesi e zhvillim ne kete vend nuk do ndalemi ne rrugen tone drejt nje zgjidhjeje te re per Shqiperine - tha kreu socialist



Me heret Partia Socialiste denoi ashper lirimin e te akuzuarve kryesore te ceshtjes Gerdeci Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci. Ne nje deklarate per shtyp deputeti i PS-se Taulant Balla e quajti nje episod te turpshem te deshtimit te drejtesise. Sipas tij nuk mund te kete drejtesi kur vendi qeveriset nga padrejtesia.

Balla tha se pergjegjesia e Gerdecit eshte e kryeminstrit dhe djalit te tij qe kane qene e vazhdojne te jene ne detyre.

Largimi i qeverise se matrapazeve dhe kusareve eshte e vetmja rruge per te vendosur shtetin ligjor - tha Balla



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›