Rama: Berisha, tallje me “non grata”! Kreu i PS reagon për lajmin e udhëtimit të Berishës në SHBA

Kryetarisocialist Edi Rama reagoi për lajmin se Departamenti Amerikan i Shtetit lejon Sali Berishën të udhëtojë në SHBA.
Në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Tru shpëlarje aq shembullore që u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin usa”.
Lideri socialist shton se kjo është një tjetër tallje.
“Thashë se ia hoqën vërtet damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenka një tjetër nga ato talljet e bufit me lukuninë e kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha bufi fluturon edhe gomari”, përfundon rama reagimin e tij./vizionplus.tv